Aktori dhe regjisori i famshëm, Murphy Afolabi ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Shkrimtari dhe regjisori nigerian vdiq në orët e para të të dielës në shtëpinë e tij në Lagos, sipas Daily Post në Nigeri. Lajmi është konfirmuar nga regjisori e producenti, Tune Ola-Yusuf, me një postim të shpërndarë në Facebook.
“Të prehet në paqe. Zoti i dhëntë familjes dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë forcë për të përballuar humbjen. Lamtumirë Muphy Afolabi”, thuhet në postim.
Ylli i ndjerë raportohet se ishte baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajzë.
Afolabi u shfaq në mbi 60 filma, por fitoi famë pas rolit të tij në “Omo Rapala”. Ai ishte gjithashtu skenarist, regjisor si dhe CEO i Fatuns Films Production.
Filmat e tjerë në të cilat ka qenë i përfshirë ishin: “One Blood”, “Porshe Babes”, “Blackout”, “Four Lions”, “Queen Lateefat”, “Osun, the Goddess” etj.