Efi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke surprizuar publikun dhe një pjesë të mirë të banorëve. Eleminimi i Dhedhes u komentua shumë në rrjet dhe rezultoi një lojë e pisët e produksionit. Duke nisur që nga fakti që kjo erdhi si pasojë e “pushtetit që iu dha Dea Mishel për të nominuar tre konkurrentë pasi fitoi sfidën e “inteligjencës”.
Për faktin që “shpërblimi” u vendos nga produksioni në momenti që Dea u shpall fituese, duke e ditur që diçka e tillë do të ndodhte. Arbana i vuri kapakun gjithçkaje me një tjetër ‘gafë’ kur ishte me Efin në studio.
Për çdo të eliminuar, transmetohet një klip përmbledhës me momentet kryesore të tyret në “BBV”.Ky klip nuk u transmetua për Zhaklinën dhe Kejvinën, pas eliminimi i tyre nuk ishte me nominim dhe produksioni nuk kishte përgatitur diçka.
Por klipi nuk u transmetua as për Efin. Arbana tha se klipi nuk ishte gati pasi eliminimi i Efit ishte i papritur, por harroi se Efi ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin. Kështu duke u munduar ta fshehë lojën e pistë të produksionit, ajo e konfirmoi më shumë.
Sikur të mos mjaftonin këto, së fundmi edhe Olta Gixhari u shpreh se produksioni e ka në dorë t’i ndërrojë bileta e kthimit. Ajo ka marrë si shembull dy konkurrentët e vitit të kaluar Donaldin dhe Ilirin duke shtuar se “Vëllai i Madh” i ka në dorë të gjitha.