Disa muaj më parë, këngëtarja Celine Dion zbuloi për gjithë publikun se vuante nga sindroma e “Njeriut të ngurtë” dhe për këtë arsye u detyrua të anulonte disa nga koncertet e saj muzikore.
Motra e saj, Claudette Dion së fundmi ka folur për problemin e artistes dhe u shpreh se Celine Dion është e vendosur të menaxhojë dhe të përballet me simptomat e sëmundjes.
“Ne të gjithë bëjmë kryqin tonë dhe unë e vlerësoj shqetësimin e njerëzve. Ajo po punon shumë dhe ne jemi të sigurtë se do t’ia dalim”, – tha e motra.
Sindroma e “Njeriut të ngurtë” është një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror, trurin dhe palcën kurrizore.