Në sulmin me dron, disa ndërtesa në Moskë u goditën, me dëme “të vogla” dhe pa lëndime serioze, tha kryebashkiaku i kryeqytetit rus Sergei Sobyanin herët në mëngjes të martën, transmeton Hina.
“Të gjitha shërbimet emergjente të qytetit janë në vendin e aksidentit”, tha Sobjanin.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA raportoi se disa banorë të një ndërtese në rrugën Profsoyuznaya në pjesën jugore të Moskës janë duke u evakuuar.
Disa kanale ruse në Telegram raportuan se katër deri në dhjetë drone u rrëzuan në rrethinat e qytetit.
Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina kishte vënë në shënjestër Moskën me tetë dronë, por se të gjithë ishin rrëzuar.
Ligjvënësi rus Maksim Ivanov tha se sulmi i mëngjesit të sotëm në Moskë ishte sulmi më serioz në kryeqytetin rus që nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se asnjë qytetar tani nuk mund t’i shpëtojë atij që ai tha se ishte një “realitet i ri”.
“Ose mund ta mposhtni armikun vetëm ose turpi i pashlyeshëm i frikacakëve, bashkëpunimit dhe tradhtisë do të konsumojë familjen tuaj”, tha ai.