Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka kritikoi Dafina Zeqirin teksa postoi një video nga një klub ku këngëtarja kishte performuar.
Gjoka shkruante: “Hajde live hajde…pupuu çfarë turpi..ec aty V.I.P”.
Mirëpo, siç duket, Dafina ka vendosur t’i përgjigjet Gjokës me një postim në Instagram. Këngëtarja ka postuar pjesë nga një intervistë e dhënë për mediat ku shkruan: “M’tha, i’thash…..Mos u shqetësoni çfarë po bëjë, shqetësohuni pse ju marakoseni për atë çfarë bëjë unë”.