Aktori Amos Muji Zaharia ka folur për miqësitë që lindën në Big Brother Vip Albania dhe se sa vazhdojnë të mbeten të tilla edhe jashtë.
Në një intervistë, Amos ironizoi hapur Dea Mishelin, teksa u pyet se si i ka raportet me të.
“Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish aktorë, me personazhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as shpenzoj kohë me ta”, ka thënë Amosi.
Lidhur me faktin se disa banorë vijojnë kërkojnë vëmendje edhe pas daljes nga BBVA, aktori tha se me rëndësi është “të mos fluturosh me pras”.
“E rëndësishme si i thonë asaj shprehjes është të mos fluturosh me pras. Nuk është çështje protagonizmi, është ideja e famës, shikoni se po ha një vezë, shikoni sa bukur po takoj filanin”, shtoi aktori.