Sara Hoxha iu bashkua kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë kryesorë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Mirëpo, Sara është përballur në Instagram me një “lumë” komentesh negative të cilave, ka vendosur t’iu përgjigjet me fjalët që një komentues i ka drejtuar.
“Sara mos kërce, mos aktro, mos u vish, mos u zhvish, bëji cicat, jo mos i bëj. A thua Sara ka dalë në ankand e po merr leje ça të bëjë me jetën e saj! O Sara, o Gemini (Jetoje jetën si të ta dojë qejfi ty, me Ledrin pa Ledrin shijoje çdo moment e mos dëgjo asnjë”– i shkruan një komentues.
Është ky komenti që Sara ka shpërndarë, si për të treguar se nuk i merr aspak parasysh se çfarë kritikash apo ofendimesh i shkruajnë ndjekësit e saj.