Modelja Erjola Doçi u përfol në mediat sociale disa muaj më parë pas deklaratës që ajo dha gjatë një interviste se harxhonte 5 mijë euro në muaj. Kjo deklaratë shkaktoi shumë indinjatë tek publiku dhe në njëfarë mënyre u kryqëzua për këtë. Ajo tha se harxhon 2 mijë euro në muaj për kremra trupi, 1 mijë euro për ushqim e gjëra të tjera të cilat në mund të muajit sipas saj i faturoheshin 5 mijë euro.
Së fundmi ajo ka dhënë edhe një deklaratë tjetër e cila e ka bërë të vihet sërish në sytë e mediave rozë. Doçi ka deklaruar se një mashkull ka dashur t’i jepte gjithë pasurinë, vetëm për të kaluar një natë me të.
Nuk dihet nëse deklaratat që ajo jep herë pas here janë të vërteta apo e bën për të qenë në qendër të vëmendjes.