Modelja Juliana Nura ka bërë një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se si shumë vite më parë e kishte rrahur këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn.
Nuk ka vonuar shumë dhe lidhur me këtë deklaratë të saj ka pasuar një kundërpërgjigje nga vet interpretuesja e hitit “Amazing Girl”, Dafina Zeqiri.
Zeqiri ka publikuar në InstaStory një video të saj duke bërë ‘twerk’ në një prej klipeve të saj, teksa ka shkruar:
“B*shtrat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.
Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar.