Moderatorja Tea Trifoni ka publikuar mesazhet që ka marrë nga një burrë i moshuar.
Ajo i postoi mesazhet në Instagram duke pyetur ndjekësit ‘kush tjetër pranon kësi mesazhe nga babai i dikujt?”.
Ish-konkurrentja e Për’puthen mbuloi emrin dhe fotografinë, por në mesazhe personi në fjalë ka kërkuar vazhdimisht të flasë me të.
Tea Trifoni është bërë e njohur nga emisioni “Përputhen”. Edhe prej asaj periudhe është një emër shumë i përfolur në shtypin rozë.
Vitin e kaluar televiziv, ajo ishte pjesë e ekranit si moderatore në emisionin “Goca e Gra”.
Por në mes të sezonit, ajo u zëvendësua nga dikush tjetër. Mbetet për t’u parë nëse do e shohim sërish në ekran me filimin e sezonit të ri.