Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një emision televiziv ka deklaruar se Kosova do të ndërmarrë hapa drastike nëse Vuçiç do të futet në Kosovë. Sveçla ka thënë se do ta arrestojnë Vuçiçin.
Ai tha se Vuçiç duhet të marrë leje në Ministrinë e Brendshme.
“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës. Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd. Unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”, deklaroi ai.