Kemi të reja nga Mikela Pupa. Ish-konkurrentja e Për’puthen dhe Big Brother VIP po kalon një fazë shumë të lumtur në jetën personale. Ajo ka zbuluar së fundmi jo vetëm se ka gjetur dashurinë por edhe se lidhja e tyre është serioze dhe ka nisur bashkëjetesën.
“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj.“-tha ajo.