Moderatorja Luana Vjollca ka bërë një rrëfim ndryshe për ndjekësit e saj në Instagram. Luana ka ndarë një foto nga një kioskë, teksa tregon se pikërisht ai vend i kujton copëza të fëmijërisë.
Moderatorja shkruan se nëna e saj mezi ia ka dalë t’iu blinte të 4 motrave kur kërkonin diçka për të ngrënë, teksa përcjell një mesazh të ndjerë për të gjithë fëmijët.
“E mbaj mend këtë vend që kur kam qenë bebe dhe sa herë e shoh kam nostalgji për kohën kur mami mezi ia dilte të na blinte të 4 motrave atë gjënë që donim në atë moment, por unë derisa u rrita se kuptova kurrë sa vështirë e kishte.
Vlerësoni çdo gjë që bëjnë prindërit për ju sepse absolutisht çdo gjë e tyre prej jush bëhet më shumë sakrificë.
Thuajini të dua dhe faleminderit sa herë të mundeni. Mam të dua dhe faleminderit”, ka shkruar ajo.