Një nga banorët më të komentuar për qëndrimet e tij brenda shtëpisë së Big Brother Kosova VIP ishte edhe Gjon Karrica, i njohur si Lugati. Për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, ai u detyrua të shtrohej në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe rregullat e Big Brother nuk e lejuan të kthehej më në shtëpi.
Ditën e djeshme mediat kosovare publikuan një lajm ku shkruhej se Gjon Karrica vuante nga sëmundja e HIV-AIDS. Mediat të cilat e kishin publikuar këtë lajm si fillim e përgënjeshtruan atë dhe më pas e fshinë.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Klinika Infektive në SHSKUK me një deklaratë ku tregon gjendjen e Lugatit. Ata bëjnë të ditur se Gjoni është mirë e se nuk po merr trajtime të tjera.
“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabël. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.