Ende po përflitet për ndeshjen Zvicër-Serbi. Së fundmi, mediat serbe kanë vënë në shënjestër reperin e njohur Don Xhoni. Një artikull shkruan për reperin, konkretisht kur Don Xhoni shfaqet në një nga koncertet e tij dhe shan serbët teksa publiku e shoqëron.
“Skandal pas ndeshjes Serbi – Zvicër: Reperi shqiptar shau nënat e serbëve në mënyrën më brutale gjatë performancës”, shkruhet në një nga titujt.
Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni është sërish në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje. Reperi gjatë fjalës së tij tha se është ndjerë shumë i penduar.
“Ndihem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”,– ka thënë reperi.
Reperi është akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.