Tirana është gati për të përjetuar një natë të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine. Ylli i muzikës Enrique Iglesias do të performojnë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’. Koncerti do të nisë në orën 09:30 të mbrëmjes, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle. Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen koncertit.
Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillimin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine” etj.