Prezantuesja Marina Vjollca është shumë aktive në rrjetet e saja sociale por ka preferuar që imazhin e vogëlushes së saj Marget, ta mbajë sekret për publikun dhe fansat e saj. Edhe pse Marina dhe këngëtari Getoar Selimi postojnë shpesh foto së bashku, imazhin e vajzës nuk e kanë publikuar asnjëherë. Duket se këtij ‘rregulli’ të pashkruar i ka ardhur fundi dhe fansat e saj kanë një imazh të qartë të fytyrës engjëllorë të, Marget.
Marina postoi në Instagram një screenshot të një bisede të grupit familjar në WhatsApp, ku kishte vendosur si cover foton e Marget, e cila është disa muajshe.