Një video e Arbenita Ismajlit në ashensor me një objekt në dorë, të cilën e postoi në InstaStory, është nxjerrë nga konteksti në rrjetet sociale.
Komentet e ndjekësve duket se e kanë acaruar tepër modelen e cila iu është përgjigjur me një reagim të ashpër në Instagram.
“Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar.
Ndonjëherë më vjen turp që jam shqiptare dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, shoh punët e mia, nuk i bëj keq askujt që marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Turp!”, shkruan Arbenita.
E për t’i qartësuar fansat, Arbenita ka postuar objektin duke treguar se është vetëm një mbajtëse telefoni për të regjistruar video.