Marrëdhënia mes Olsa Muhametit dhe Luiz Ejllit nuk është edhe aq e këndshme dhe këtë e ka konfirmuar edhe episodi i ndodhur së fundmi. Olsa Muhameti ishte e ftuar në një emision ku u pyet për xhirimet e ‘Kepit të Vipave’ dhe ajo përmendi emri i Luizit. Olsa është shprehur se Luizi ka qenë i pranishëm gjatë xhirimeve në Turqi për të qëndruar me Kiarën.
Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte dhe nuk është ‘Spiderman-i’ që të jetë në dy vende njëkohësisht. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Luizit i cili e ka nxjerrë Olsën ‘zbuluar’.
“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 sekonda jam në Lezhë. Cit Olsa”, shkroi Luizi në koment.
Më tej ai ka bërë edhe një story ku shkruajti:
‘Kam frikë të bëj story tek Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit’, u shpreh ai.
Gjatë kohës së xhirimimeve të emisionit të Kiarës në Turqi, në rrjet nuk doli asnjë foto e saj me Luizin së bashku.