Luizi dhe Kiara kanë diskutuar mbrëmjen e djeshme deri në orët e vona në lidhje me raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kiara tha se ka frikë të dojë dikë shumë pasi në përgjithësi gjërat e bukura që ka kaluar në jetë nuk kanë zgjatur shumë. Këngëtari e pyeti atë se sa e do nga 1-10, dhe Kiara befasoi duke i vendosur marrëdhënies së tyre një notë më të lartë nga sa mendohej.
Kiara: Nuk dua të dua një njeri shumë. Kam frikë. Më duket sikur gjërat e bukura mbarojnë. Nuk më zgjasin shumë.
Luizi: Mos vallë je duke më thënë që ke rënë në dashuri me mua
Kiara: Nuk e di. Kam disa shenja që më shqetësojnë. Për mirë
Luizi: Mos mendo kurrë se ta marr për dobësi. As nuk e shfrytëzoj dhe të them që ka ra brenda kjo tani
Kiara: Po them që zakonisht që gjërat e bukura që më kanë ndodhur, kanë mbaruar. Ndoshta tani ndryshon.
Luizi: E di kur është gjëja më e bukur, kur të hapet dera dhe futet një bebi vogël dhe futet në shtrat.
Kiara: Të shijojmë pjesën tjetër njëherë, bebi thotë ky. Nuk të kam bërë kot ty ashtu. Nuk kisha pikë pëlqimi. Ka qenë zero vërtetë.
Luizi: Sa është sot, ka ardhur koha me të pyetur?
Kiara: 8
Luizi: 8? Çfarë janë ato të dyja?