Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku u shpall edhe fitues, Luizin nuk ka pasur më asnjë impenjim në ekran, përveç koncerteve të shumta që ka mbajtur në anë e mbanë botës. Por nuk do presim gjatë dhe Luizin do e shohim sërish në ekran. Kompozitori Klodian Qafoku ka publikuar një foto me Luizin duke përmendur Eurovizionin dhe duke shkruar “Së shpejti”. Kjo tregon se ai do të konkurrojë në Eurovisionin e vitit 2024.
Për të marrë pjesë në Eurovision 2024, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH i cili mbahet në muajin dhjetor. Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë”, prandaj kjo eksperiencë nuk do jetë e re për të.