Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Moderatorja mbush 31 vjeç dhe në këtë ditë speciale urimin më të mirë e ka marrë nga Marina. Ajo ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me të motrën teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Luanesha ime! Të dua pafund”, shoqëruar me një emoji zemër.
View this post on Instagram
Mesnata e ka gjetur moderatoren duke festuar me të afërmit e saj. Siç shihet dhe nga disa video të publikuara në rrjete sociale, familja e ka surprizuar me fishekzjarre dhe me një tortë.