Rreth dy muaj më parë Miley Cyrus publikoi këngën “Lule” (Flowers) me tekste plot thumba për ish-in e saj, Liam Hemsworth dhe ishte një super sukses i madh.
Dhe ndërsa kënga kryeson Spotify si më e dëgjuara për disa javë rresht, Hemsworth është duke përgatitur një padi kundër Cyrus.
Fotografia e një dokumenti po qarkullon në rrjetet sociale, përmes së cilës aktori australian pretendon se reputacioni i tij është dëmtuar, gjë që do ta pengonte atë të merrte pjesë në sezonin e ri të “Witcher” dhe kjo është arsyeja pse ai është gati të ndërmarrë veprime ligjore.
Megjithatë, asnjë burim zyrtar nuk e konfirmon padinë nga Hemsworth.
Teksti i “Flowers” nuk e përmend emrin e tij në asnjë moment, por referuar frazës “Kur isha njeriu yt,” pjesa e preferuar e aktorit, të cilën ia dedikoi Cyrusit gjatë dasmës së tyre në fund të vitit 2018 lë të kuptojë se kënga është për të.
According to leaked documents, Liam Hemsworth is officially suing Miley Cyrus for defaming him after the success of the single “Flowers”. pic.twitter.com/E1lodoTp8k
— 𝖌𝖆𝖇 (@mcgiftz) February 28, 2023