Leonardo Di Caprio priti Neelam Gill dhe miqtë e saj modele në mega jahtin e tij prej afro 140 milionë eurosh gjatë fundjavës. Superylli i Hollywoodit, 48 vjeç, e ftoi bukuroshen britanike, 28 vjeçe, t’i bashkohej atij dhe një sërë të ftuarish në bordin e anijes luksoze të quajtur Luc Leman, e cila është ankoruar në brigjet e Italisë. Leonardo ka qenë duke pushuar në bregdetin mahnitës të Amalfit me babanë dhe njerkën e tij, të cilët ishin gjithashtu në bord.
Aktori mbante një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe pantallona të shkurtra në stil ngjyrë bezhë, ndërsa gjithashtu kishte vënë një kapelë bejsbolli dhe varëse floriri. Neelam dukej e mrekullueshme me një fustan të mëndafshtë me një print që binte në sy dhe të cilin e bashkoi me një çantë dore jeshile.
Leonardo këtë periudhë është parë në shoqëri të femrave e modeleve më të bukura me famë botërore.