Publiku dhe juria e DWTS vlerësoi me më pak vota Sara Karajn dhe partnerin e saj të kërcimit, Erindi.. Ata janë çifti i parë i eliminuar nga gara e kërcimit.
Sara e cila duket se e priste këtë vendim, tha se gjatë kësaj periudhe kaloi një kohë shumë të bukur. Ajo falënderoi ata që e kishin mbështetur, përfshirë partnerin e saj Erindin.
Juria e kritikoi vlogeren për hapat e saj dhe vuri në dukje sikletin që ndjeu ish-konkurrentja gjatë kërcimit, teksa disa herë i ngeci taka te fustani.