Big Brother Vip 2 është në prag të fillimit dhe shumë emra po aludohen se do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Reality Show që vitin e kaluar theu rekorde shikueshmërie dhe u përfol aq shumë, ka nisur punën. Disa ditë më parë u përfolën 2 emra vajzash që do ishin pjesë e shtëpisë së famshme, moderatores, Kiara Tito dhe të blogeres Jori Delli. Së fundmi ka dalë ‘në dritë’ emrin i një djali i cili pritet t’i bashkohet reality show-t. Bëhet fjalë për koreografin Albi Nako. Lajmin e kanë burime të ‘Kryefjala.com’.
Vitet e fundit Albi Nako ka qenë pjesë e programeve të baletit në rolin e anëtarit të jurisë në “Just Dance” në Top-Channel, por edhe si autor i programit të baletit “T’ka mami yll”.