Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se janë identifikuar 45 persona, të cilët kanë marrë pjesë në sulmet e organizuara në veri të Kosovës.
“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme, në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Por, njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës te shok bombat, por edhe të plumbave qofshin ata të automatikëve ose revolverëve”, tha Kurti gjatë një prononcimi për gazetarë.
Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit të ndodhura në komunën e Zveçanit.