Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiç zhvillojnë sot pasdite në Bruksel takimin e parë pas marrëveshjes së 18 prillit që u mbajt në Ohër. Në takim që pritet të zhvillohet në orët e mbrëmjes, sipas Komisionit Europain pritet të diskutohet për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e të pagjeturve.
Dje këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi zhvillohet në një klimë jo të qetë politike mes dy vendeve pasi pak ditë më parë Serbia kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke votuar kundër aplikimit të saj megjithëse në marrëveshjen e firmosur zotohet se nuk do ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.