Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është pozicionuar kundër Kosovës.
Në një konferencë për mediat, Kurti tha se në bisedimet e fundit Lajçak ka pasur një pozicionim të qartë kundër Kosovës në përgjithësi. Sipas Kurtit, qartazi ka një koordinim mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket ndërtimit të shtetit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.