Dea Mishel është vendosur në qendër te vëmendjes së mediave për jetën e saj private. Vite më parë ajo pati një lidhje të gjatë dhe për këtë raport ka folur gjithnjë nëpër intervista.
Po ashtu, Dea ndante shumë foto, video e detaje në mediat sociale me ish-partnerin. Në një postim të fundit në InstaStory, Dea Mishel duket sikur është penduar e kërkon të rikthehet me ishin. Shkak për këtë janë bërë vargjet e këngës “Reflections”, e cila flet për humbjen dhe mallin për ish-in.
“Sa tekst të bukur ka kjo kënga”, shkruan Dea Mishel krah vargjeve:
“A e dini nëse do të kthehesh?
Ishim shumë afër
Unë kurrë nuk kam njohur dikë si ti,
Preferoj të humbas dikë sesa të përdor dikë
Ndoshta është një bekim në maskim (Unë e shita shpirtin tim për ty)
Unë shoh reflektimin tim në sytë e tu”.