Tastierat janë vatra bakteresh dhe këtë e kanë zbuluar hulumtimet. Dy baktere, të quajtur Enterococcus faecium (VRE) dhe Staphylocoçus aureus (MRSA), jo vetëm që rriten në sipërfaqe të tilla, por janë edhe rezistente ndaj ilaçeve. Ato mbijetojnë edhe 24 orë në tastierë.
Ka një shans të lartë për të zhvilluar një lloj akneje, e cila është për shkak të prekjes së pajisjeve elektronike të pista. Ato mund të shkaktojnë edhe infeksione, të tilla si ekzema.
Filloni të lani duart para dhe pas përdorimit dhe sigurohuni që ta pastroni tastierën tuaj të paktën një herë në javë.
Ekspertët studiuan një mostër prej 300 tastierash, plot me baktere, mes tyre edhe E.Coli. Këta mikroorganizma patogjenë mund të jenë përgjegjës për transmetimin e infeksioneve të lëkurës.