Sherri virtual mes Dea Mishel dhe Luizit është kthyer në kryefjalë të mediave rozë përgjatë 24 orëve të fundit. Shkak për këtë u bë një deklaratë e Luizit gjatë një koncerti në vendlindjen e tij. Ai ofendoi moderatoren duke i kujtuar asaj edhe flirtet me djemtë gjatë eksperiencës në Big Brother Vip 2.
Të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë zënkë, por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është deklarata e Kristit i cili mbrëmjen e djeshme postoi një foto me Luizin duke iu drejtuar atij se e di që gjithmonë do të jetë në mendjen e tij.
“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendesh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kristi në foton që ka postuar në rrjetet sociale.
Postimi i tij na bën të mendojmë se Kristi me këtë rast nuk e ka mbrojtur Dean vetëm si shoqe. Ata pas daljes nga Big Brother Vip 2 janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.