Shpesh herë, gjërat që dëgjojmë merren në kuptim ndryshe. Kjo ndodh shumë shpesh brenda ‘Big Brother VIP Albania’, aty ku zëri i banorëve nuk dëgjohet mirë në mikrofon, pasi e largojnë nga vetja. Rasti konkret është ai i Kristit dhe Oltës ku teksa po bashkëbisedonin, një fjalë e djalit të Robert Aliajt, u duk në konotacion negativ, aq dhe fyes e ulës (Kështu komentohet në rrjetet sociale). Njerëzit e kanë shkëputur këtë moment dhe dëgjohet Kristi që i thotë aktores ‘ik’, por fjala tjetër është interpretuar në dy versione.
Ka persona të cilët besojnë se Kristi i thotë ‘Ik kurrë’, e të tjerë që mendojnë se ai e ofendoi me fjalën ‘Ik K****’.
Biseda:
Kristi: Çfarë do të thuash me këtë?
Olta: Hajde se ta shpjegoj unë.
Kristi: Pse qesh ti me atë?
Olta: Ta tregoj unë ty.
Kristi: Ik ore k….