Një ngjarje e rëndë është regjistruar në oborrin e Gjinekologjisë në Kosovë. Një 35-vjeçare është gjetur e vrarë por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia e ka referuar rastin si vrasje por ende nuk kanë një të dyshuar për këtë krim makabër. Raportohet se 35-vjeçarja ishte në muajin e fundit të shtatzanisë.
Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.