Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zyrtarizoi mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet vendore 2023.
Celibashi zbuloi se 34.37 për qind është pjesëmarrja për ato qendra votimi që kanë raportuar përmes identifikimit elektronik.
“Kemi konstatuar se në 11 për qind të Qendrave të Votimit janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar se në 62 Qendra Votimi nga 5 mijë e 213 në total ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra”, tha ai.
Ai shtoi se ka pasur një pezullim për procesin e votimit në 40 Qendra Votimi.