Partia Socialiste është shpallur fituese në tre bashkitë e para me votim dhe numërim elektronik, përkatësisht Elbasani, Kamza dhe Vora.
Në Elbasan, Gledjan Llatja (PS), ka fituar me 55.03% të votave (24 mijë e 823 vota), ndërsa Luçiano Boçi i “Bashkë Fitojmë” arriti të merrte vetëm 44.97% (20 mijë e 286 vota).
Në Bashkinë Kamëz, Rakip Suli (PS) ka arritur të marrë një shumicë absolute me 60.65% të votave, përkthyer në 23 mijë e 657 vota.
Opozita me dy kandidatët e tjerë u regjistruan 35.11% për Arjan Hoxhën e “Bashkë Fitojmë” dhe 4.24% për Bilbil Bajraktarin e Partisë Demokratike.
Vora është marrë nga Blerim Shera (PS) me 74.28% të votave përballë 25.72% të Indrit Hoxhës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.