Komisioni Evropian në progres-raportin prej 150 faqesh që pritet të publikohet të mërkurën në mesditë, ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë progres-raport i bëhet thirrje Serbisë për bashkëpunim të plotë në hetimet e kësaj ngjarje dhe që të nxirren para drejtësisë përgjegjësit e sulmit te 24 Janarit ku ndërroi jetë një efektiv policie dhe u plagosën 2 të tjerë.
Në progres-raportin vjetor duke e rikujtuar Marrëveshje në Bruksel në shkurt dhe atë në Ohër, bëhet thirrje që palët t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet dhe simbolet kombëtare.
Për Kosovën, marrëveshja nënkupton njohje de facto nga Serbia, ndërsa Prishtina ta formojë pa vonesë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.
Raporti e konsideron tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotin e tyre të zgjedhjeve lokale të prillit të vitit 2023 si “shkelje të angazhimeve të Serbisë. Më tutje përmenden edhe disa detyrime të tjera nga dialogu të cilat nuk janë zbatuar, përfshirë edhe hapjen e urës mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut dhe marrëveshjen për energjinë.