Me këngën e saj “Duje” Albina Kelmendi dhe familja e saj ia dolën të rrëmbenin zemrat e publikut dhe si rrjedhojë nga votat e tyre do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.
Duje mori zemrat e të gjithëve për tekstin që ka, i cili i bën jehonë bashkimit të familjes dhe jo ndarjes.
Si çdo gjë tjetër edhe kënga e Albinës ka pasur edhe komente negative përpos atyre pozitive, ku disa ndjekës e kanë lidhur teksin e këngës me një histori personale të saj.
Duke qenë se ka kohë që u raportua se Albina u martua me një biznesmen që dikur ishte i martuar dhe ka dy vajza, komentuesit ia kanë përmendur këtë fakt asaj.
“Ndau burrin nga gruaja e knej thirrje mos mu nda” ishte një koment i një ndjekësi.
Në lidhje me këtë deri më tani Albina nuk ka reaguar, duke shijuar suksesin e fitores së madhe të saj.