Diskutime ka pasur mes dy konkurrentëve, Ganiut dhe Brikendës ka një pëlqim apo diçka më shumë se miqësi. Por, të dy pohuan se mes tyre ka vetëm shoqëri, e nuk ka ndonjë hapësirë për pëlqim. Por ajo që shkaktoi diskutim ishte komenti i opinionistes Anita Muçaj Haradinaj kundrejt Ganisë, ku i tha:
‘A e ke parë veten në pasqyrë’.
Të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” këtë koment, ndërsa së fundmi një reagim ka bërë edhe opinionistja e sezonit të fundit të “BBVA”, Zhaklina Lekatari.
Ajo ka bërë një postim ironizues për Anitën në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan:
“Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua.”.
Shprehja “La classe non e’ acqua”, përdoret për të thënë që klasi, pra mënyra e sjelljes së një personi, është një karakteristikë e rrallë dhe nuk gjendet si uji.