Mediat britanike thonë se Princi Harry dhe Meghan Markle “jetojnë të ndarë”, sipas komentatores mbretërore Celia Walden. Duke folur për GB News, Walden tregoi që Duka dhe Dukesha e Sussex-it po ndjekin axhenda të ndryshme kur bëhet fjalë për detyrat e tyre publike, duke rezultuar që ata të kalojnë më pak kohë së bashku.
Ajo komentoi gjithashtu dëshirën e Markle për të qenë në qendër të vëmendjes, duke thënë: “Ajo dëshiron që vëmendja të jetë tek ajo”, tha Walden.
Sidoqoftë, kjo dëshirë për vëmendje mund të sjellë telashe për marrëdhënien e çiftit, me komentuesen që lë të kuptohet për pëshpëritjet se Harry dhe Meghan “që po ndahen paksa për sa i përket agjendave të tyre”.
Prince Harry and Meghan Markle ‘breaking apart’ as couple ‘leading separate lives’https://t.co/AtaBM2j2jg
— GB News (@GBNEWS) April 25, 2023
Pavarësisht këtyre thashethemeve, çifti u pa në publik të hënën, më 24 prill, ku morën pjesë në një ndeshje basketbolli në Los Angeles. Megjithatë, një moment i sikletshëm ndodhi kur Markle u shfaq duke shtyrë burrin e saj kur ai u përpoq ta puthte.