Pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj “I’m Georgina”, Georgina Rodriguez është sërish në qendër të vëmendjes. Ndonëse ajo është gjithmonë në fokus edhe nga partneri i saj, futbollisti Cristiano Ronaldo, deklaratat që ajo bën në dokumentarë, e kanë vënë edhe më shumë në sy të publikut spanjolo-argjentinasin.
Së fundmi, në një foto të postuar, influencuesja tregoi një përzgjedhje ekskluzive të çantave të koleksionit të saj që do t’ju lënë me gojë hapur.
“Unë e dua Louis Vuitton, e dua grupin Inditex, e dua Nike, e dua Decathlon! I dua të gjitha markat. Kam 150 çanta”, ka thënë ajo.
Çanta vlen 29 mijë euro dhe është prej lëkure krokodili, vlen të theksohet se ky model nuk është më në shitje, gjë që ka shënuar rritje të vlerës ndër vite.
Në foto shihet edhe çanta Kelly 32 Sellier, gjithashtu lëkurë krokodili dhe me një çmim rreth 16 mijë euro, një çantë mini Prada në të bardhë 2400 euro ose çanta shembullore Coeur Heart, një çantë e markës Louis Vuitton me vlerë 2100 euro.