Edhe pas daljes nga Big Brother, duket se Kiara Tito dhe Efi Dhedhes nuk e kanë rregulluar marrëdhënien me njëra tjetrën.
Të paktën kështu u kuptua nga videoja, ku Efi e ka konsideruar Kiarën si falsi, teksa kjo e fundit u ngjit në skenë duke kënduar së bashku me Luizin.
Në një video, ajo dëgjohet duke thënë se “është falso”.
“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.
Kjo tregon se marrëdhënia mes dyshes së vajzave nuk është shumë e mirë.