Të jesh Kim Kardashian nuk do të thotë domosdomërisht që jeta për ty është shumë e lehtë. Në një rrëfim të sinqertë, ajo ka treguar se ka pasur shumë vështirësi në rolin e sa si nënë. Madje ajo thotë se për këtë ka qarë shpesh herë para se të fle.
“Është gjëja më e vështirë. Ka net që qaj para se të shkoj për të fjetur. Shpesh më duhet të luaj policin e mirë ose policin e keq. Të jesh prind është vërtet e vështirë. Vetëm kështu mund ta përshkruaj”, u shpreh Kim, megjithatë shtoi se kjo është “puna më shpërblyese në të gjithë botën ”.
“ Nuk je kurrë i përgatitur. Nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë për këtë përvojë. Jeni krenar që ia keni dalë edhe një ditë tjetër ”, tha Kim.