Kim Kardashian zbuloi se ajo ‘përdori’ Pete Davidson për të harruar lidhjen me Kanye West. Në episodin e së enjtes të The Kardashians, ajo tregoi se ishte një strategji e pashëndetshme.
“Më largoi mendjen nga gjërat dhe kjo nuk është një mënyrë për të ikur,” tha ajo.
Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në fillim të vitit 2021 dhe e përfundoi procesin në nëntor 2022. Ata u martuan në vitin 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku.
Kardashian dhe Davidson u takuan për nëntë muaj, së pari në Met Gala në 2021-shin përpara koncertit të Kardashian në Saturday Night Live dhe më pas u shfaqën si çift në tapetin e kuq në prill 2022 në premierën e The Kardashians.