Kim Kardashian është në një lidhje të re. I dashuri i ri misterioz i Kim Kardashian i plotëson të gjitha kërkesat e saj, megjithatë ajo tregon se ka vendosur për ta mbajtur edhe për pak kohë të fshehtë. Kjo pasi është e mendimit se kur e ndan me të tjerët, lidhja nuk funksionon.
“Nuk të kam parë në ndonjë takim apo ndonjë gjë tjetër”, i tha Disick Kim.”Epo, është e vështirë. Pas dyerve, nuk mund të dal. Është disi e sikletshme.”-tha Kim. “Nëse të shohin me dikë, atëherë nëse fillon të mos funksionojë, pothuajse duhet të përpiqesh ta bësh atë të funksionojë pak më gjatë, sepse je shumë në siklet që ndodhi kaq shpejt,” vazhdoi ajo.
Ajo që dihet është se ky partner i ri quhet Fred.