Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë ndër ciftet më të komentuara në mediat rozë.
Ndonëse nuk e kanë pranuar kurrë lidhjen e tyre publikisht, Imeri tregoi në emisionin “ZemërLuana” se ndarja e tyre nuk kishte një arsye konkrete, por secili zgjodhi rrugën e tij.
Ndërkohë sot Kiara e ftuar me gjyshen e saj te “Rudina”, i ktheu përgjigjen këngëtarit.
Moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që marrëdhënia e tyre ka përfunduar ndërsa ajo tha:
“Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”.
Por Kiara ka reaguar menjëherë: “Si nuk paska qenë serioze?”
Ndërsa më tej shtoi:
“Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka.