Prezantuesja Kiara Tito ka qenë një prej personazheve më të përfolur të këtij viti në shoubizin shqiptar. Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania dhe martesa me fituesin e këtij programi, Luiz Ejlli bëri që ajo të vihet në qendër të vemendjes.
Tani pas mbarimit të BBVA, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht dhe mënyra për të arritur deri te realizimi i ëndrrave të saj është më e mundshme se kurrë.
Në mbishkrimin e fotografisë, banorja e Big Brother VIP Albania 2 shkroi se nxjerrja në treg e një linje të tillë, vjen si pas një pune të bërë me përkushtim prej muajsh.