Një person i akuzuar për kërcënimin e Presidentit, Joe Biden u vra nga agjentët e FBI-së në Juta disa orë përpara se Presidenti të mbërrinte atje të mërkurën. Agjentët FBI-së shkuan për ta arrestuar të dyshuarin Craig Robertson në Provo, në jug të qytetit Salt Lake, por ai qëlloi në drejtim të agjentëve, të cilët iu përgjigjen duke e vrarë.
Më herët Robertson kishte postuar në internet kërcënime ku fliste për një “vrasjeje presidenciale”. Ai bëri kërcënime të tjera edhe kundër Prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg, Prokurorit të Përgjithshëm Garland dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James.