Këngëtarja amerikane Erykah Badu me sa duket ka akuzuar Beyoncen se i ka vjedhur stilin në turneun e saj aktual botëror “Rilindja”.
Krijuesja e hitit “Window Seat”, tha në mediat sociale këtë javë se këngëtarja e hitit “Halo” ka kopjuar kapelën e saj prej kromi.
“Hmmm”, shkroi Badu në InstaStory bashkë me një foto të Beyonce– e ngjashme me atë që Badu ka veshur për dekada.
“Unë mendoj se jam stiliste e të gjithëve”, u shkroi ajo 6.2 milionë ndjekësve.