Ata kanë qenë një nga çiftet që kanë bërë bujë të madhe në showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për dyshen e famshme, Cozman dhe Tuna, të cilët ndanë rrugët rreth tetë vite më parë si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale. Të njëjtit kanë befasuar të gjithë, teksa u rikthyen pak ditë më parë me një bashkëpunim të quajtur “I huj”.
Kënga ndërkohë që u lançua dy ditë më parë u prit shumë mirë nga publiku dhe për këtë kohë të shkurtër ka mbledhur afro një milion klikime. Sa i përket anës tjetër, Tuna pas ndarjes nga Cozman ka qenë në një romancë për disa vite me muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë.